Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Tani merr formë zyrtare, legjenda gjermane rikthehet në rolin e trajnerit

Pas Paulo Bentos, Korea e Jugut emëron një tjetër emër me peshë në krye të kombëtares. Fjala është për Jurgen Klinsmann me gjermanin që ka nënshkruar me aziatikët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Pritet që 58-vjeçari të mbërrijë në Seul javën e ardhshme dhe të debutojë në stolin e Koresë së Jugut në miqësoren kundër Kolumbisë më datë 24 mars. Më parë, Klinsmann ka drejtuar kombëtaren e Gjermanisë duke i dërguar “panzerat” deri në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 2006.

Lexo edhe:

Më pas drejtoi Bayern Munich, Amerikën dhe Hertha Berlin. Klinsmann nuk e ushtronte profesionin e tij prej vitit 2020 ndërsa tashmë e pret një detyrë e re, në një vend dhe kulturë krejtësisht ndryshe nga eksperiencat e së kaluarës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...