Sergio Ramos zbriti në fushë me fanellën e Sevillas pas plotë 18 vitesh. Mbrojtësi u aktivizua si titullar në ndeshjen e fituar me shifrat 1-0 ndaj Las Palmas teksa pas sfidës, spanjolli shprehu të gjithë lumturinë e tij për rikthimin në skuadrën ku hodhi hapat e parë si profesionist. Ramos theksoi se përjetoi një ndjesi të cilën e kishte të vështirë ta përshkruante me fjalë ndërsa nga ana tjetër shtoi se ishte shumë i lumtur për pritjen e rezervuar nga tifozët e Sevillas.
“Ndjeva emocione shumë të forta, ashtu si në ditën kur firmosa për t’u rikthyer në shtëpi. Ndjehem shumë i lumtur sepse jam bashkuar sërish me njerëzit e mi, tifozët e mi. Jam në shtëpi, çfarë mund të them më shumë. Nuk ka fjalë për ta përshkruar si ndjesi, nuk kishte mënyrë më të mirë për të debutuar se sa me një fitore.
Lexoni edhe:
- Triumfi në derbi/ Vazhdon festa te Inter, Inzaghi u jep lojtarëve një ditë pushim
- FSHF organizon turneun ‘UEFA Development U-15’ për vajza, Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, Maltën e Luksemburgun
- Ten Hag nuk e konsideron, Barcelona “hidhet” në sulm për lojtarin e United
- Cagliari-Udinese mbyllet pa fitues, skuadrat ende nuk kanë provuar “shijen” e fitores këtë sezon
Shpresoj të jetë fillimi i një rrugëtimi të mbarë. Tifozët? Në fillim kisha disa dyshime, por ndjeva shumë dashamirësi. Tani mund të vdes i qetë”, u shpreh Ramos.
