Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Tani po mund ta transferojmë”, Barcelona në garë për sulmuesin

Barcelona duket se ka lënë pas problemet financiare të viteve të fundit, një fakt që e pranoi edhe presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas. Së fundmi, presidenti Joan Laporta, thekson se katalanasit janë në garë për shërbimet e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Lexo edhe:

Ky i fundit ka përfunduar nën fokusin e shumë klubeve pas performancave me Spanjën në Euro 2024. Megjithatë, Barça duket se është pretendentja kryesore për Williams dhe Laporta shprehet se pas një pune të madhe në vitet e fundit, klubi e ka luksin të firmosë me 21-vjeçarin.

“Tani po, ne mund të futemi në garë në për Nico Williams. E kemi mundësinë financiare për një transferim të tillë. Kjo është rezultat i një pune të madhe që kemi zhvilluar gjatë këtyre viteve. Mund ta përballojmë një transferim si ai i Nico Williams. Mua më pëlqen shumë si lojtar, megjithatë do të vendosin Deco dhe Flick”, u shpreh Laporta.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...