Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Tare “i shpall” luftë Gattuso-s për mesfushorin e Barcelonës

FERRARA, ITALY - SEPTEMBER 15: SS Lazio Manager Igli Tare during the Serie A match between SPAL and SS Lazio at Stadio Paolo Mazza on September 15, 2019 in Ferrara, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Riqui Puig pritet të largohet nga Barcelona këtë verë.

Mesfushori 22-vjeçar është i pakënaqur me minutazhin në “Camp Nou” dhe në drejtim të tij ka disa oferta konkrete.

Pak ditë më parë, Valencia kishte bërë një ofertë konkrete në zyrat e klubit katalan, por situata ka ndryshuar pasi Lazio është futur në garë për spanjollin.

Italianët po kërkojnë për një mesfushor me cilësi dhe Puig konsiderohet si lojtari ideal, e mbi të gjitha, Lazio e konsideron si një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm dhe që në Serie A mund të bëjë diferencën.

Valencia dhe Gattuso shpresojnë te fakti se Riqui ka prioritet kampionatin spanjoll, por tani mund të intrigohet nga ideja për të ndryshuar ambient dhe ligë, ndërsa Barcelona tani po pret për ofertën më të mirë.

Puig debutoi me Barcelonën në La Liga në sezonin 2018-2019 dhe në total numëron 60 ndeshje dhe 2 gola në të gjitha kompeticionet.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...