Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tare: Milinkoviç qëndron, me De Vrij po diskutojmë detajet

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për situatën e merkatos në klubin bardhekaltër, pak minuta para fillimit të sfidës me Udinesen.

Tare ka theksuar se ylli i lacialëve, Milinkoviç-Saviç do të qëndrojë te Lazio deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të vlerësohen ofertat që do të vijnë për të. Nga ana tjetër, drejtuesi i lacialëve foli sërish për situatën e komplikuar të rinovimit me mbrojtësin holandez, Stefan De Vrij.

“Milinkoviç-Saviç nuk do të largohet në janar, por do të qëndrojë te ne deri në fund të sezonit, pasi jemi në një moment mjaft të mirë dhe nuk mund të lejojmë largimin e tij. Vetëm në verë do të vlerësojmë ofertat dhe do të vendosim bashkë me futbollistin. Sa i përket De Vrij, kemi një akord paraprak për kushtet e rinovimit, ndërsa aktualisht jemi në detaje dhe shumë shpejt do të kemi firmën mbi kontratë”, u shpreh shqiptari i Lazios.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...