Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Tare: Milinkovic-Savic mesfushori më i mirë në Seria A, kemi marrëdhënie të shkëlqyer

Kur çështje diskutimi në medie është Milinkovic-Savic, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, nuk kursehet me fjalët e mira.

Së fundmi në një prononcim ish-futbollisti i  kombëtares shqiptare, ka theksuar se sipas tij serbi është mesfushori më i mirë në kampionatin italian.

“Le t’i sqarojmë gjërat! Milinkovic-Savic është mesfushori më i mirë në kampionatin italian, vënia në pikëpyetje e cilësive të tij është utopike. Dashuria që ka, lidhja që ka me këtë klub shkon përtej gjithë këtyre thashethemeve në lidhje me situatën e tij“-deklaroi Tare.

Më tej ai theksoi se mesfushori ka marrëdhënie të shkëlqyera me të dhe me klubin, ndërsa vijoi duke bërë me dije se palët nuk kanë asnjë problem siç thuhet në medie.

“Në momentin e duhur kemi pasur një diskutim së bashku me presidentin dhe agjentët e tij dhe jemi shumë të qetë, sepse marrëdhënia që kemi është e shkëlqyer.”-u shpreh Igli Tare.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...