Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Tare për Supersport: Immobile nuk shqetëson, ja objektivat e Lazios

Ai është padiskutim arkitekti i skuadrës së Lazios, njeriu që me vizionin dhe punën e tij, ka ndërtuar një ekip të denjë për të rivalizuar me më të mëdhenjtë e Europës. Igli Tare drejtori sportiv i Lazios në një lidhje telefonike për emisionin Europa League në Supersport, iu gëzua kualifikimit të bardhekaltërve në çerekfinalet e Europa League ndërsa i bëri një analizë ecurisë së Lazios në këtë sezon.

Pse ajo paraqitje e dobët në sfidën e parë dhe ky reagim sot ndaj Dinamos së Kievit?
Tare: Dinamo e Kievit në Romë bëri një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet duke na vënë në vështirësi, por edhe ne nuk shfaqëm nivelin tonë më të mirë. Sot e dinim që në lojë ishte kualifikimi dhe nuk kishim rrugë tjetër veç fitores kështu që bëmë një paraqitje të shkëlqyer duke siguruar në fund një kualifikim të merituar”.

Mos duhet të zgjidhni vetëm një kompeticion ku duhet t’i përqendroni të gjitha bateritë?
Tare: Lazio e ka skuadrën për t’i përballuar të gjitha kompeticionet. Na vjen keq që u eliminuam nga Kupa e Italisë, ndërsa në kampionat jemi në rrugën e duhur pasi ndodhemi në zonën Champions, dhe 3 nga 4 ndeshjet e ardhshme i kemi në shtëpinë tonë. Përsa i përket Europa Leagues duhet edhe pak fat, duhet parë edhe shorti dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg edhe në këtë kompeticion.

De Vrij shënoi sot, a do të largohet nga Lazio. E keni gjetur pasuesin e tij?
Tare: De Vrij mund të konsiderohet një futbollist i larguar nga skuadra, futbolli kështu është dhe ne i urojmë më të mirën atij në klubin e ri ku do të shkojë në fund të këtij sezoni. Nuk e kam e gjetur ende pasuesin e De Vrij por gjatë muajve të ardhshëm do të punojmë për të gjetur një emër në lartësinë e tij.

Kur do të vijë momenti që Lazio nuk do të shesë më futbollistë dhe do të kërkojë të fitojë trofe?
Tare: Largohen lojtarë nga Reali i Madridit e nga Barcelona e jo më pak nga Lazio. Largimet janë pjesë e futbollit, por sjellin edhe të ardhura ekonomike të mëdha, janë pjesë e procesit të rritjes së klubit tonë. Normalisht që duam të fitojmë edhe nga ana sportive, tani mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës atë ndaj Bolognas në kampionat. Në Europa League duam të bëjmë histori do të jetë e vështirë por ka shumë shembuj, psh Braga para disa vitesh edhe pse ishte një skuadër e vogël por shkoi deri në finalen e këtij kompeticioni, pse jo të mos e arrimë dhe ne diçka të tillë.

Cilën skuadër dëshironi në short për fazën çerekfinale?
Tare: Nuk kam asnjë lloj preference, mjafton që të jetë një skuadër që të kemi mundësinë për të kaluar në raundin tjetër. Do të mësojmë shortin dhe më pas do të analizojmë me qetësi kundërshtarin. Salzburgu? Edhe Salzburgu eliminoi Borussian e Dortmundit, kështu që nëse shorti do të na e vinte përballë, nuk duhet ta nënvlerësojmë për asnjë arsye.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...