Serie A

Tare pranë një tjetër fitoreje, rinovimit të De Vrij me Lazion

Igli Tare duket se është pranë një marrëveshjeje të madhe me një prej elementëve më cilësorë të Lazios. Drejtori teknik i bardhekaltërve duket se e ka bindur mbrojtësin holandez De Vrij që të firmosë rinovimin e kontratës, me aktualen që i përfundon në verë. Bisedimet kanë nisur prej muajsh, por vetëm në ditët e fundit palët janë afruar me qëndrimet e tyre dhe janë gati për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Lazio i ofron futbollistit 2.5 milionë euro në sezon plus bonuset, që e çojnë këtë shifër deri 3 milionë euro.

Kontrata e re, sipas mediave italiane, mund të fiksohet deri më 2019-ën ose edhe një vit më shumë, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar klauzola e largimit, në rast të interesimit të klubeve të tjera.

To Top