Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tare rrëmben një tjetër shqiptar te Lazio, Riza Durmishin

Një tjetër shqiptar pritet të bëhet së shpejti një lojtar i Lazios në Serinë A. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ka arritur marrëveshjen me Betis Sevillan për kartonin e Riza Durmishit, që do t’u kushtojë arkave të skuadrës së kryeqytetit italian 7 milionë euro. Mbeten për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla me mbrojtësin shqiptar, përfaqëson Danimarkën në rang kombëtaresh.

Durmishi konsiderohet një lojtar polivalent, mund të luaj në mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor me rreshtimin me 5 në mesfushë. Për trajnerin Simone Inzaghin është alternativë përfekte për boshnjakun Senad Lulic. Sezonin që u mbyll është aktkvizuar në 24 ndeshje të La Ligas, duke shënuar dy gola dhe dhënë 3 asiste. Në analizën që i bëjnë mediat italiane shkruhet se futbollisti lë pak për të dëshiruar sa i përket staturës, sepse është vetëm 163 centimetra i gjatë, por është një lojtar i shpejtë dhe rezistent.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...