Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tare: Sezoni duhet të përfundojë edhe për respekt të të vdekurve

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon Italia, ka theksuar rëndësinë që sezoni sportive të shkojë deri në fund.

“Është ende herët për të folur, por numri i të prekurve po bie ndjeshëm. Unë dua që sezoni të shkojë deri në fund, edhe në respekt të atyre që humbën jetën, por edhe të të gjithë tifozëve italianë. Jam tërësisht kundër anulimit të sezonit, pasi kështu do të rrezikohej kolapsi i sistemit të futbollit, duke qenë se shumë klube përballojnë shpenzimet në bazë të të ardhurave nga e drejta televizive”, deklaroi Tare.

Më pas Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër ka folur edhe për gjendjen e lojtarëve, duke zbuluar se të gjithë mezi presin t’i rikthehen normalitetit dhe të rinisin stërvitjet e më pas ndeshjet e rëndësishme.

“Është një situatë nga e cila duam të gjithë të dalim sa më shpejt dhe t’i rikthehemi normalitetit. Lojtarët mezi presin të rinisin stërvitjen, ndonëse do t’ju duhet të gjejnë formën më të mirë brenda një kohe te shkurtër”, u shpreh drejtuesi lacial.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...