Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Tare “shigjeton” tifozët: “Olimpico” bosh, diçka e shëmtuar

Ata që munguan në “Olimpico”, në sfidën në humbjen 0-1 te Lazios me Sevillan në Europa League nuk meritonin një rezultat më të mirë. Është ky thelbi i fjalëve të drejtorit sportiv të bardhekaltërve, Igli Tare, sipas të cilit, takimi me andaluzët ishte humbur në një kuptim edhe pa ardhur vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit.

“Mendoja se kisha parë diçka shumë të shëmtuar në takimin me Eintrachtin e Frankfurtit, kur në shkallët e stadiumit ishim në inferioritet. Këtë herë, ishte edhe më keq. Në Romë tifozët janë thelbësorë për rezultatet tona. Kjo skuadër meriton më shumë tifozë në stadium. Dua të falënderoj ata që ishin, por prisja një tifozëri që do të vishtë fanellën e lojtarit të 12-të.”

Rasti i humbur nga Correa vetëm dy hapa larg portës, pas një aksioni të bukur personal, ishte pa dyshim fotografia e kësaj ndeshjeje.

“Reaguam pas golit të pësuar, por nuk ishim konkretë. Patëm disa raste të mira, si ai imi apo i Lucas Leivas. Ata kanë shumë cilësi, e dinim këtë dhe në momentin që shënuan, gjithçka u bë më e vështirë për ne,” – deklaroi futbollisti argjentinas.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...