Angli

Tashmë pjesë e Tottenham, zbulohet lojtari që Messi i kërkoi Barçës të afronte verën e shkuar

Përpara se të shkonte te Paris Saint-Germain, Lionel Messi thuhet se sugjeroi që Barcelona të rekrutonte Cristian Romero, i cili tashmë ndodhet te Tottenham në formë huazimi nga Atalanta.

Aventura e Lionel Messit te Barcelona përfundoi në verën e vitit 2021. Në fund të kontratës së tij me klubin e zemrës, argjentinasi nuk kishte arritur të arrinte një marrëveshje me drejtuesit e tij. I pranishëm në Katalonjë që kur ishte adoleshent, Messi filloi një etapë të re në karrierën e tij te PSG-ja. Por përpara se të largohej nga Barcelona, ​ai raportohet se u kishte dhënë një emër drejtuesve të klubit për ta afruar verë e shkuar.

Disa javë para se të largohej nga Barcelona dhe t’i bashkohej PSG-së, Lionel Messi thuhet se i këshilloi menaxherët e klubit katalas që të nënshkruanin me Cristian Romero. Por Joan Laporta nuk e mori në konsideratë këtë propozim, veçanërisht për shkak të shqetësimeve financiare të klubit të tij bëhet me dije nga mediet spanjolle. Në fund, Romero iu bashkua Tottenhamit në formën e një huazimi gjatë merkatos së kaluar të verës.

 

 

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency