Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tatjana Schoenmaker rekord botëror, Evgeny Rylov rekord olimpik

Në Olimpiadën e Tokios spikatën garat e notit me Tatjana Schoenmaker, që theu rekordin e parë botëror individual në këto Lojëra. 24-vjeçarja nga Afrika e Jugut fitoi garën e 200 metrave stil bretkosë për femra me kohën 2 minuta, 18 sekonda e 95 të qindtat, duke thyer një rekord që rezistonte prej 8 vjetësh. Lilly King e Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitoi medaljen e argjendit me kohën 2 minuta, 19 sekonda e 92 të qindtat, ndërsa bashkatdhetarja e saj, Annie Lazos, fitoi medaljen e bronztë me kohën 2 minuta, 20 sekonda e 94 të qindtat.

Evgeny Rylov i Rusisë fitoi fitoi garën e 200 metrave stil shpine për meshkuj, duke vendosur një rekord të ri olimpik me kohën 1 minutë 53 sekonda e 29 të qindtat këtë të premte në Olimpiadë. Amerikanit Ryan Murphy iu desh të kënaqej me medaljen e argjendit me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 15 të qindtat. Medaljen e bronztë e rrëmbeu britaniku Luke Greenbank me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 72 të qindtat.

Kinezi Wang Shun fitoi medaljen e artë në 200 metra garë individuale stil i përzier për femra, me kohën 1 minutë e 55 sekonda në “Tokyo Acquatits Center”, duke thyer rekordin aziatik për këtë garë. Medalja e argjendit shkoi për Duncan Scot të Britanisë së Madhe me kohën 1 minutë, 55 sekonda e 28 të qindtat, ndërsa atë të bronzit e mori zvicërani Jeremy Desplanches, që mbylli garën me 1 minutë, 56 sekonda e 17 të qindtat.

Australiania Emma Mckeon i shtoi një tjetër medalje të artë paraqitjes së saj në këtë Olimpiadë në garën e 100 metrave stil i lirë për femra. McKeon preku e para murin me kohën 51 sekonda e 96 tw qindtat, duke u bërë femra e dytë në histori që thyen kufirin e 52 sekondave në sprint. Notarja nga Hong Kongu, Siobhan Haughey, fitoi medaljen e argjendit me kohën 52 sekonda e 27 të qindtat, ndërsa një tjetër australiane, Cate Campbell, mori të bronzit me 52 sekonda e 52 të qindtat.

Ndërkohë, në garat e kanotazhit Stefanos Ntouskos i Greqisë fitoi garën individuale për t’u dhënë helvetëve medaljen e parë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Emma Twig e Zelandës së Re realizoi një triumf emocionues në garën individuale për femra , një arritje që e kishte kërkuar gjatë, duke qenë se kishte përfunduar e katërta si në Lojërat e 2012 në Londër ashtu edhe në ato të 2016 në Rio de Janeirio.

Zelanda e Re fitoi edhe në garën ekipore tetëshe për meshkuj, një kategori ku medalja e argjendit shkoi për atletët gjermanë, ndërsa Britania e Madhe fitoi bronzin.

Në garën tetëshe për femra, medalja e artë u rrëmbye nga Kanadaja, kjo ishte medalja e parë për Kanadanë në garat e kanotazhit për femra që nga viti 1996, amerikano-verioret lanë pas Zelandën e Re që fitoi medaljen e argjendit, ndërsa Kina mori medaljen e bronzit.

Spektakli vijoi me Niek Kiemman të Holandës, që fitoi medaljen e artë për meshkuj në garimin olimpik BMX, duke triumfuar në finish ndaj Kye Whyte të Britanisë së madhe, Carlos Ramirez Yepes nga Kolumbia u rendit i treti, duke fituar bronzin.

Medalisti i artë në fuqi, Connor Fields i Shteteve të Bashkuara nuk arriti në finale pas një përplasjeje të fortë që pësoi në baterinë gjysmëfinale. Ai u dërgua me ambulancë në spital për t’u rikuperuar pasi u përplas në xhiron e parë të garës që e la mes dhimbjesh.

Emocionuese ishte dhe gara e femrave në BMX, ku medalja e artë shkoi për britaniken Bethany Shriever që prishi planet e kolumbianes Mariana Pajon për një medalje të tretë radhazi të artë në këtë kategori. Shriever mori herët kryesimin dhe mbajti pas Pajon në finish në olimpiadën e saj të parë. Ciklistja holandeze Merel Smulders mori medaljen e brozit.

Jiri Prskavec i Republikës Çeke fitoi medaljen e artë në slalomin me kajak për meshkuj në garën finale të këtij eventi. Lundrimi i panjollë i Prskavec në ujërat e Kasai Canoe Slalom Centre, mposhti medalistin e argjendtë Jakub Grigar të Sllovakisë me 3.22 sekonda. Gjermani Hannes Aigner fitoi bronxin. Praksves ishte garuesi i klasifikuar më lart nga të gjithë në këto Lojëra dhe paraitja e tij maksimale në gjysmëfinale i lejoi që t’i niste finalet i fundit, duke e ditur kështu se cila ishte koha që duhej të mposhte.

An San e Koresë së Jugut, fitoi medaljen e tretë të artë radhazi për të në hark në Lojërat e Tokios. Ajo përfundoi në kryesim në goditjet finale në garën individuale për femra, duke mposhtur me rezultatin 6-5 sportisten ruse Elena Osipova.  Në garën finale An shënjestroi 10-n, ndërsa Osipova 8-n, për të mbajtur rekordin perfekt të vendit të saj në garat e harkut në Tokio. An luajti një rol të rëndëshishëm edhe në garën e femrave dhe atë të përzier për fitimin e medaljeve të arta, me skuadrën e meshkujve që gjithashtu fitoi për Korenë e Jugut në Olimpiadë. Për të kuptuar dominimin e tyre mjafton të kujtosh se koreano-jugoret kanë fituar medalje të artë në garat individuale të femrave në 9 nga 10 olimpiadat e fundit.

Në garën për medaljen e bronztë, Luciall Boari e Italisë mposhti Mackenzie Brown të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rezultatin 7-1.

Wang Yi Lyu dhe Huang Dong Ping fituan ndaj bashkatdhetarëve kinezë Zheng Si Wei dhe Huang ya Giong 2-1 për të rrëmbyer medaljen e artë në badmington në garën çift i përzier në këto Lojëra. Wang dhe Huang fituan setin e parë 21-17, ndërsa Zheng dhe Huang barazuan në të dytin me të njëjtin rezultat, çka çoi në një “tie break” ku Wang dhe Huang shkarkuan gjithë bateritë për të fituar me rezultatin e ngushtë 21-19.  Më herët ndërkohë, japonezët Yuta Watanabe dhe Arisa Higashino morën medaljen e bronzit pasi mposhtën TangChun Man dhe Tse Ying Suet nga Hong Kongu me rezultatin 2-0.

Në çerekfinalet individuale për femra, numri dy i grupit Tzu-Ying Tai nga Taipei rrezikoi jo pak avancimin e saj në gjysmëfinale. Tai humbi setin e parë përballë tajlandezes Ratchanok Intanton 21-14, para se të kthehej dhe të përmbyste gjithçka në dy setet e tjera me rezultatin 21-18 në një përballje që zgjati 67 minuta, ndërkohë numri 6 PvSindhu  e Indisë eliminoi japonezen Akana Yamaguchi në dy sete që përfunduan me rezultatin 21-13, 22-20.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...