Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Taulant Seferi: Shqipërinë e zgjodha më zemër, shpresoj që Reja…

Taulant Seferi ishte një nga risitë e trajnerit Edy Reja për dy ndeshjet e fundit eliminatore me Turqinë (1-0) dhe Moldavinë (0-4), por futbollisti i Xamax në Zvicër nuk luajti asnjë minutë. Në një prononcim për faqen e klubit zvicëran, futbollisti i lindur në Kumanovë tregon ndjesitë që i dha prania në Kombëtaren Shqiptare.

“Kam pasur shumë kënaqësi në këtë eksperiencë, kam takuar lojtarët e Kombëtares. Ishte një përvojë e mirë për mua, një javë me të vërtetë shpërblyese. Shpresoja të luaja, por kjo varet nga trajneri, që zgjedh formacionin. Sidoqoftë, unë do të ruaj si një kujtim të shkëlqyer grumbullimin tim të parë në ekipin e parë. Shpresoj të thirrem sërish në ekipin kombëtar”.

I lindur në Maqedoninë e Veriut, 22-vjeçari Seferi ka kombësi të dyfishtë, por ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, zgjedhje për të cilën jo vetëm që nuk është penduar, por e bën të ndihet krenar:

“Unë luajta me të rinjtë e Maqedonisë, por më pas dëgjova zemrën”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...