Më në fund, edhe presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Carlos Tavecchio, ka komentuar mbetjen jashtë kampionatit botëror të kombëtares.
Në një intervistë për Le Iene, Tavecchio ka treguar mes lotësh se ka 4 ditë që nuk fle gjumë nga dëshpërimi, ndërsa nuk ngurron të fajësojë zgjedhjet teknike dhe taktike të Venturës.
“Kam 4 ditë që nuk vë gjumë në sy. Jam thellësisht i dëshpëruar, sepse isha thuajse i sigurt për kualifikimin. Është i gjithë faji i Venturës, sepse bëri zgjedhje teknike dhe taktike krejtësisht të gabuara, por përgjegjësia është edhe e imja, pasi unë e zgjodha trajnerin. Në të 2 takimet kemi luajtur keq, me topin në krah dhe krosime në zonë, kur dihej që suedezët ishin të gjithë nga 1.90 m të gjatë. Duhej të luanim më shumë në qendër dhe me lojtarë shtatshkurtër e teknikë, por që fatkeqësisht qëndronin në stol”, tregoi mes lotësh Tavecchio.
https://www.facebook.com/leiene/videos/10156028129700530/