Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tchouameni i zeron shanset për të luajtur, mesfushori i Realit drejt rikthimit në shtëpi

Dani Ceballos është pranë fundit të aventurës me Real Madrid. Kampionët e Europës dhe Spanjës, siguruan për 80 milionë euro shërbimet e Aurelien Tchouameni nga Monaco.

Zbarkimi i 22-vjeçarit francez tek ekipi i Carlo Ancelottit zeron mundësitë e mesfushorit spanjoll për të luajtur, kështu që Ceballos po kërkon për një skuadër tjetër për të vijuar karrierën.

Iberikja AS raporton se 25-vjeçari pritet të rikthehet te Real Betis, skuadra ku shpërtheu dhe zhvilloi sezonet më të mira. 16.5 milionë euro shpenzuan “Los Blancos” për të marrë Ceballos nga klubi andaluzian pesë vite më parë.

Lojtari nga Sevilla, i cili ka luajtur 11 ndeshje (1 gol) me kombëtaren e Spanjës, kaloi dy vite në huazim tek Arsenali, ndërsa në sezonin e fundit regjistroi 18 ndeshje me Real Madrid.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...