Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Te Barça vetëm ankohen”, portieri i Getafes: Sezonin e kaluar ishte faji i diellit, këtë herë i arbitrit!

Për të katërtën ndeshje me radhë, Barcelona nuk ia doli të marrte pikët e plota nga transferta me Getafen. Katalanasit u ndalën mbrëmjen e së dielës në një barazim 0-0 (i treti radhazi në transfertë) teksa blaugranat patën pretendime të shumta rreth vendimeve të arbitrit i cili ndëshkoi me karton të kuq Raphinhan, trajnerin Xavi Hernandez dhe sipas Barçës, i mohoi një penallti në fundin e sfidës.

Megjithatë, për portierin e Getafes, David Soria këto janë vetëm pretendime të kota nga pala e Barcelonës pasi bëhet fjalë për thjesht justifikime.

Lexo edhe: 

“Vitin e kaluar e kishte fajin dielli dhe fusha, këtë sezon fajin e kishte arbitri. Te Barcelona e kanë gjithnjë gati një justifikim në rast se nuk fitojnë. Mua nuk më bën asnjë përshtypje, madje më bëhet qejfi pasi kjo do të thotë se ne te Getafe po i bëjmë gjërat siç duhet”, u shpreh Soria.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...