Xavi Simons po zbavitet në Eredivisie. 19-vjeçari i lindur në Amsterdam, është rritur tek akademia e Barcelonës. Në vitin 2019 erdhi transferimi në Francë te PSG, ndërkohë që në verën që lamë pas u transferua si lojtar i lirë te PSV.
Mesfushori ofensiv po dhuron paraqitje fantastike tek ekipi i drejtuar nga Ruud van Nistelrooy, që siguroi kualifikimin në Europa League pas triumfit 2-0 ndaj Arsenalit. Simons numëron 10 gola dhe 4 asiste me PSV deri në këtë fazë të sezonit.
Simons ka bërë një deklaratë interesante rreth së kaluarës, duke treguar ndryshimin e madh midis periudhës që ishte pjesë e moshave të Barcelonës dhe aventurës në kryeqytetin francez te PSG.
“Te Barcelona nuk kam punuar kurrë në palestër, atje punohet vetëm me topin. Në momentin që ika te PSG e kuptova rëndësinë e punës në palestër, sepse është e nevojshme të mbrohesh në duelet me të cilat përballesh në ndeshje”, deklaroi talenti holandez.
