Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!

Havertz shpjegon pse zgjodhi Chelsea-n

Kai Havertz është shndërruar në një aktor protagonist tek Chelsea i këtij sezoni duke luajtur shpeshherë në majën e sulmit të “Bluve të Londrës” teksa e ka gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste. Gjermani është një figurë e dashur nga ana e tifozerisë së Chelsea edhe për shkak të golit në finalen e Champions League ndaj Manchester City në vitin 2021, ndërsa 23-vjeçari ruan një raport shumë miqësor me të gjithë organikën e skuadrës.

Këtë e fakton më së miri edhe vetë Havertz i cili së fundmi zbulon se disa prej shokëve të skuadrës te Chelsea e thërrasin me nofkën “gomari”. Kjo si një formë shakaje me Havertz që zbulon se është tepër i apasionuar pas kësaj kafshe.

Lexo edhe:

  1. Tudor “shigjeton” Serinë A: Liga franceze më e fortë!
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!
  4. Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich

“Nuk është një sekret që disa prej shokëve më thonë “gomar”. Kjo jo prej stilit tim të lojës apo asaj që bëj në fushë. Por, sepse kam një raport shumë të veçantë me gomerët, me pëlqejnë shumë dhe më falin qetësi. Ata janë gjithnjë të relaksuar dhe kërkojnë të jetojnë jetën e tyre. Ndoshta më pëlqejnë kaq shumë sepse thellë-thellë, edhe unë jam si ato”, u shpreh Havertz.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...