Analizë

Të dhënat e FIFA-s, merkatoja e dimrit 80% më e lirë se ajo verore

Në çdo sesion merkatoje, klubet synojnë të afrojnë elementët e duhur për të përforcuar organikën në rolet ku kanë patur më shumë probleme. Në kampionatet më të rëndësishme europiane, por jo vetëm, është praktikë që ndryshimet më të mëdha të ndodhin në verë, në periudhën mes përfundimit të një sezoni dhe nisjes së tjetrit, por lëvizje të konsiderueshme ndodhin edhe në janar.

Sipas të dhënave të FIFA TMS, Fifa Transfer Matching System, që monitoron çdo muaj transferimet e lojtarëve, gjatë merkatos së dimrit, klubet e pesë kampionateve kryesore në Europë shpenzojnë shumë më pak.

Nga viti 2011 e deri më sot, klubet italiane, franceze, angleze, spanjolle dhe gjermane kanë shpenzuar 3.8 miliardë dollarë në merkaton e dimrit. Kjo shifër është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, me një rritje të rëndësishme mes sezonit 2017 dhe 2018. Në merkaton dimërore të vitit të kaluar u shpenzuan 979 milionë dollarë, afërsisht 1 miliard dollarë.

Këto shifra ndryshojnë krahasuar me merkaton e verës, ku klubet më të mëdha shpenzojnë pjesën më të madhe të parave, duke qenë se ajo zgjat edhe më shumë. Sipas të dhënave të FIFA, nga viti 2011 e deri më sot, pesë kampionatet kryesore nuk kanë shpenzuar kurrë më pak se 1 miliard dollarë. Në total, kjo shifër arriti 20,2 miliardë dollarë.

Në total, në merkaton dimërore shpenzohet 81,2% më pak krahasuar me merkaton verore. Kjo përqindje varion nga 71,8% në vitin 2011 në 86,3% në vitin 2016.

Këto shifra natyrisht reflektohen edhe në marrëveshjet e arritura. Në merkaton e dimrit, nga viti 2011 e deri më sot, janë kryer në total 3549 transferime, 66,7% më pak se 9.667 marrëveshje të arritura në merkatot e verës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency