Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Të frikshme sulmet ndaj familjes në rrjetet sociale, prekesh dhe ndihesh keq”

Kritikat dhe ofendimet e marra në rrjetet sociale janë kthyer në një problem për shumë futbollistë, por jo vetëm. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe trajneri i PSG-së. Christophe Galtier është përballur në disa raste me zemërimin dhe shpërthimin e tifozëve, ndërkohë që ka një apel për ta.

Sigurisht që kritikat e marra të dhembin disi, të prekin dhe të bëjnë të ndihesh keq. Jemi shumë të bashkuar te PSG, por njerëzit i harrojnë shpejt arritjet pozitive dhe gjërat e mira. Sulmet më të vështira janë ato ndaj familjes.

Gjithsesi, edhe motivohesh shumë kur përballesh me sulme të tilla, por këto situata janë të vështira për familjarët, të dashurit dhe fëmijët. Ka rëndësi të madhe të mbrohemi shumë nga ajo që ndodh në rrjetet sociale”, deklaroi 56-vjeçari francez.

PSG kryeson Ligue 1 me pesë pikë më shumë se Lensi ndjekës, ndërkohë që në raundin e 1/8-ve në Champions League kampionët e Francës i presin dy duele të zjarrta ndaj Bayern Munchen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...