Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Të gjithë gati, çfarë ndodhi në stërvitjen e fundit të Kombëtares

Kombëtarja shqiptare zhvilloi të enjten seancën e fundit stërvitore në ““Stadionul Zimbru” në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë.

Pas konferencës zyrtare për shtypin të trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimshiti, skuadra zbriti në fushë duke zhvilluar një seancë të plotë stërvitore. Ku morën pjesë të gjithë lojtarët.

Stërvitja ishte e fokusuar te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme. I gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me problemeve fizike.

Lexo edhe:

Seanca zgjati për pak më shumë se një orë. Ndeshja me Moldavinë do të luhen sot (e premte), duke filluar nga ora 18:00. Dhe do të transmetohet në SuperSport 2.

Takim me një rëndësi historike për Shqipërinë e futbollit, që është shumë pranë kualifikimit për në finalet e Euro 2024. Që do të organizohet verën e ardhshme në Gjermani.

Për këtë arsye të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë qenë shumë të fokusuar te përgatitja sa më e mirë e kësaj ndeshjeje më qëllimin për të fituar dhe prerë biletën për në Europian.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...