Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Të gjithë i jemi lutur Zotit”, Bale: Jam në formë, për Uellsin bëj çdo sakrificë

Uellsi siguroi kualifikimin në Katar 2022 pas fazës “play-off”. Kombëtarja britanike rikthehet të marrë pjesë në një Kupë Botes pas 64 vitesh, teksa shorti e vendosi në grupin B bashkë me Anglinë, SHBA dhe Iranin.

Goleadori dhe kapiteni i Uellsit, Gareth Bale ka folur rreth kompeticionit më të rëndësishëm për futbollistët. 33-vjeçari u shpall kampion në MLS me Los Angeles FC në ditët e para të nëntorit, ndërkohë që qetëson tifozët në lidhje me gjendjen e tij fizike.

Forma ime nuk është aspak problem. Ndihem në gjendje të mirë dhe jam gati për Uellsin. Nëse do të jetë e nevojshme të luaj tri ndeshje nga 90 minuta, unë do të jem gati, do t’i luaj të plota. Kalendari i pazakontë ka ndikuar më shumë në aspektin mental.

Arrij ta imagjinoj vështirësinë e të gjithëve në 3-4 javët e fundit, sidomos kur dëgjon historitë e dëmtimeve të disave prej tyre, të cilët humbën në momentet e fundit pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Jemi lutur që të mos kishim lëndime për të mos humbur një mundësi kaq të rëndësishme”, deklaroi Bale.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...