Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Të gjithë kapitenët në Eredivise me flamurin e Ukrainës, dallimin e bën serbi i Ajax

E gjithë bota e sportit është solidarizuar me Ukrainën e cila së fundmi është duke u përballur me sulmin e Rusisë që kërkon të marrë kontrollin e plotë të këtij vendi. Kampionatet më të rëndësishme në Europë kanë nisur mesazhet pro popullit ukrainas në këtë moment të vështirë, ndërsa kapitenët e skuadrave kanë ngjyrosur verdheblu shiritin që mbajnë në krah, të cilat janë edhe ngjyrat e Ukrainës.

Kjo ka ndodhur edhe në Holandë me të gjithë kapitenët, përveç atij të Ajax. Fjala është për Dusan Tadic, i cili në këtë javë ku “Harkëtarët” luanin ndaj Waalwijk ka mbajtur shiritin e zakonshëm dhe jo atë për Ukrainën.

Një gjest i cili nuk ka kaluar pa u vënë re, ndërsa pas sfidës tekniku i Ajax, Erik Ten-Hag deklaroi se Tadic nuk e ka mbajtur shiritin për Ukrainën pasi e kishte vendosur atë në ndeshjen e mëparshme në Kupë. Gjithsesi, justifikimi nuk duket bindës pasi kapitenët e tjerë nuk kanë menduar në këtë formë si Tadic, i cili ka bërë një zgjedhje ndryshe, ndoshta prej bindjeve të tij në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...