Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Të gjithë në këmbë për Vokrrin, Kosova i jep lamtumirën e fundit legjendës së saj

Në Kosovë ishte një ditë zie, futbolli shqiptar vajton humbjen e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit të Kosovës. Në Prishtinë dita nisi me homazhet për njeriun e kthyer tanimë në një mit, personalitetet dhe figurat më të larta të Kosovës dhe Shqipërisë, në politikë, sport, kulturë e art ishin aty për ti bërë nderimet e fundit njeriut që shkëlqeu si futbollist duke mahnitur mbarë ish Jugosllavinë me talentin e tij, ndërsa si President i Federatës së Futbollit të Kosovës i njihen meritat kryesore për anëtarësimin e saj në Fifa e Uefa. Ishte aty dhe një tjetër legjendë e futbollit të ish Jugosllavisë, Zvonimir Boban, tanimë në rolin e zv/Sekretarit të përgjithshëm të Fifa-s. Fjalë prekëse ato të tijat në mikrofonin e Supersport.
 

“Kemi ardhur për Fadilin, një legjendë e vërtetë e futbollit Jugosllav. Kemi ardhur për ti shprehur ngushëllimet tona popullit të Kosovës për humbjen e një figure të madhe. Nuk kemi luajtur bashkë, por nëse nuk do të ishin rregullat e asaj kohe në Jugosllavi Vokrri mund të kishte luajtur padyshim për Milanin apo Barcelonën. Ishte një emër i madh që sillej thjeshtë dhe kjo na ka bërë që të ishim më pranë tij. Shpresoj të luaj futboll me të në botën tjetër”.

Ngushëllimet e Uefa-s erdhën nëpërmjet sekretarit të saj Zoran Lakovic që vlerësoi lart figurën e Fadil Vokrrit dhe atë që ai i ka dhuruar futbollit. Për Presidentin e FSHF, Armand Duka janë të vështira fjalët për tu gjetur për humbjen e një njeriu të madh dhe miku të mirë.

Janë të panumërt njerëzit që prisnin në radhë për të nderuar Fadil Vokrrin, mes tyre bashkëpunëtorë, njerëz që kanë patur fatin ta njohin e të punojnë me të. Në orën 17:00 të së dielës Fadil Vokrri u përcoll për në banesën e fundit nga mijra qytetarë që me lot në sy i dhanë lamtumirën e fundit ish presidentit të FFK-së në varrezat e Prishtinës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...