Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Të gjithë në ndjekje të Dritës, kampionati i Kosovës vjen me përballje mjaft interesante

Drita mposhti Dukagjinin dje me rezultatin 2-0 dhe u shkëput edhe më shumë në krye të renditjes, duke shkuar në kuotën 58 pikëve, ndërsa sot do të jetë radha e ndjekësve të saj, Gjilanit, Prishtinës dhe Ballkanit, që të zbresin në fushë për të luajtur sfidat e javës së 27.

Kështu në orën 17:00. Ballkani do të presë në shtëpi modestët e Vushtrrisë, të cilët janë thuajse të rrëzuar nga Superliga, ndërsa vendasit e kanë detyrim fitoren, për të mbajtur gjallë shpresat për titullin, por edhe një vend në Europë.

Deri para pandemisë, skuadra nga Suhareka luante një futboll mjaft të bukur dhe kryesonte me meritë renditjen, por që prej rikthimit nuk është shfaqur në lartësinë e duhur, duke humbur pikë në disa ndeshje dhe duke mbetur mbrapa në renditje.

Po në orën 17:00, Gjilani do të presë në shtëpi Llapin e Podujevës, me detyrimin për të marrë tre pikët dhe për të ruajtur ritmin e skuadrës tjetër të qytetit, Dritës. Gjilanasit e Gentian Mezanit po shfaqin një formë mjaft të mirë javët e fundit dhe nuk pritet të kenë shumë vështirësi sot përballë një kundërshtari si Llapi, që nuk ka më asnjë objektiv në kampionat.

Në mbrëmje vëmendja do të spostohen në kryeqytet, ku në “Fadil Vokrri” Prishtina do të presë skuadrën kampione në fuqi, Feronikelin. Kryeqytetasit e Armend Dallkut vijnë pas një hapi fals në transfertën ndaj Llapit një javë më parë dhe sot do të kërkojnë rikthimin te fitorja, për t’u afruar sërish me Dritën e vendit të parë.

Nga ana tjetër miqtë nga Drenasi janë shumë larg zonës së ftohtë, por njëkohësisht e kanë thuajse të pamundur të shpresojnë për një vend në Europë, ndaj sot do të udhëtojnë pa pretendime në Prishtinë. Të tre sfidat do të transmetohen në ekranin e Supersport, bashkë me prononcimet e trajnerëve në përfundim të tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...