Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Të gjithë në radhë për të rrëzuar Juventusin nga froni

Të gjithë në radhë për të zbritur Juventusin nga froni. Kjo është panorama që do të dhurojë Serie A këtë sezon, që pas shumë viteve rikthen më ethshëm se kurrë garën për titullin kampion. Bardhezinjtë e Allegrit vijojnë të jenë ekipi për t’u mundur pavarësisht se kanë humbur dy lojtarë me shumë vlera si Leonardo Bonucci dhe Dani Alves. 6 herë kampionë të Italisë, Zonja e Vjetër vijon të ketë skuadrën më të frikshme, me Dibalën si yllin e saj në rritje. Konkurentët për të rrëzuar nga froni Juven janë shtuar, me Milanin që falë investimeve kineze deri tani ka bindur në këtë prag sezoni. Kuqezinjtë kanë rifituar entuziazmin e munguar, duke bërë për vete edhe tifozët, të cilët presin nga merkato edhe një dhuratë të fundit, njeriun gol të edicionit të ri. Napoli ka ruajtur boshtin, dhe pikërisht ky fakt i sheh ata si favoritë për të garuar krah të mëdhave.

Sarri do të ketë në dispozicion një skuadër të pjekur pasi kanë një vit më shumë që luajnë së bashku, teksa vështirësitë e edicionit të kaluar shihen si eksperiencë më shumë për të kaltërit. Marek Hamsik dhe Dries Mertens mbeten lojtarët simbol në San Paolo, që vijon të ëndërrojë scudeton. Për Romën nis një epokë e re, pa kapitenin Francesco Totti që vendosi të mbyllë karrierën e tij si futbollist. Gjithashtu në timon nuk është më Luciano Spalleti por Eusebio di Francesco, që rikthehet në Olimpico tashmë në rolin e trajnerit. Salah dhe Rudiger kanë qënë largimet e verës, por verdhekuqtë i gëzohen faktit që kanë penguar largimin e yjeve si Naingolan, Strotman dhe Dzeko.

Jo shumë aktivë në merkato por tek Interi i besojnë trajnerit të ri Luciano Spalleti,që ka në dispozicion një skuadër me elementë cilësorë. Zikaltërit presin nga merkato përforcime që bëjnë diferencën, dhe këtë sezon ndryshe nga të tjerët nisen pa zhurmë, me synimin për të arritur zonën Champions.  Surprizën këtë edicion mund ta shkaktojë Lazio, pasi sinjalin e parë e dha në finalen e superkupës, ku mposhti Juventusin. Dyshime ka për të ardhmen e Fiorentinës që ka lejuar disa nga yjet të largohen, teksa me interes pritet paraqitja e Torinos. Ashtu si edicionet e kaluara edhe sezoni i ri pritet të ketë shumë kuqezinj protagonistë në Serinë A. Etrit Berisha tek Atalanta, Berat Gjimshiti tek Benevento, Arlind Ajeti tek Crotone, Thoma Strakosha tek Lazio, Elseid Hysaj tek Napoli janë të konfirmuar si titullarë të padiskutueshëm, teksa pritet që edhe Ledian Memushaj të rikthehet në elitë pas interesimit të Spal dhe Bolonjës. Gjithashtu i federuar me Veronën është 17 vjecari Marash Kumbulla, që pritet të fitojë eksperiencë me skuadrën e parë në elitën e futbollit italian.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...