Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Të gjithë në radhë për të rrëzuar Skënderbeun nga froni

Starti i kampionatit është në prag dhe si rrallë herë në vitet e fundit Skënderbeu ka humbur statusin e pretendentit kryesor. Ndryshimet e mëdha në skuadër, që erdhën edhe si pasojë e dënimit të UEFA-s, kanë ulur ndjeshëm cilësinë e skuadrës, megjithatë në Korçë janë të bindur se objektivi mbetet i njëjtë, titulli kampion.

Për momentin, pa nisur kampionati, janë rritur ndjeshëm kuotat e skuadrave të tjera, me Flamurtarin që ka ruajtur boshtin e skuadrës së edicionit të fundit, duke afruar elementë cilësorë si Agustin Torassan dhe Idi Bathën, por mbi të gjitha ka në drejtim trajnerin kampion Ilir Daja.

Kukësi synon të përmirësojë renditjen e vitit të shkuar, ku titulli është objektivi i vetëm. Skuadra ka pësuar ndryshime, teksa është rikthyer në stol një emër i njohur, Armando Cungu, që ambientin e njeh mjaft mirë. Kryeqyteti është i bindur të rikthejë titullin, me Partizanin dhe Tiranën që kanë ambiciet e tyre këtë sezon.

E përbashkëta e dy rivalëve historikë është se kanë bërë një merkato pa bujë, por mbi të gjitha kanë evituar deklaratat e bujshme për objektivin madhor. Megjithatë, ndërtimi i skuadrave rrit kuotat e tyre për t’i parë si pretendentë në garën për titull, që kryeqytetit i mungon prej një dekade. Këtë edicion, lufta për trofeun pritet të jetë më e ashpër, duke parë që plot 5 skuadra janë pothuajse në të njëjtin nivel dhe me urinë për të triumfuar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...