Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Të gjithë në shesh me Kristjan Asllanin”, në Buti nderojnë mesfushorin kuqezi

Të gjithë në shesh me Kristjan Asllanin. Nis kështu njoftimi zyrtar i komunës së Butit, një fshat në zemër të Toskanës në Itali, në të cilin mesfushori shqiptar Kristjan Asllani u rrit dhe hodhi hapat e para në futboll, para se të mbërrinte në nivele të larta, fillimisht me Empolin e më pas me Interin e kombëtaren shqiptare.

Respekti për 22-vjeçarin shqiptar në komunën e Butit është maksimal dhe për këtë arsye, autoritetet komunale kanë ftuar Asllanin në një mbrëmje festive në nder të tij, që do të mbahet në sheshin kryesor të fshatit, aty ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë banorët.

“Të gjithë në shesh me Kristjan. Nga kohët kur gjuante topin në sheshin Garibaldi, tashmë nën ombrellën e kampionëve të Italisë në sezonin 2023-2024 dhe regjisor i kombëtares shqiptare në Euro 2024 në Gjermani. Ka bërë shumë rrugë Kristjan Asllani ynë, por ka mbetur gjithmonë ai, i thjeshtë dhe i edukuar, i lidhur fort me Butin tonë, që do ta mirëpresë në sheshin Garibaldi të premten në orën 22:15, para se të nisë grumbullimin me Interin për sezonin e ardhshëm. Ju presim të gjithëve, por të gjithëve ama…”, shkruhet në njoftimin e komunës së Butit.

Lexo edhe:

I lindur në Elbasan, Kristjan Asllani u zhvendos në komunën e Butit kur ishte ende fëmijë dhe u rrit pikërisht aty, para se niste rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe për t’u bërë futbollist i madh, fillimisht te të rinjtë e Empolit dhe më pas në skuadrën e parë toskane.

Në verën e 2022-shit Asllani u bashkua me Interin, ku në fundjavë do të nisë përgatitjet për sezonin e tretë radhazi me skuadrën zikaltër, ndërsa në verë shijoi edhe një eksperiencë mjaft të bukur në Euro 2024 me fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...