Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Të gjithë palët dakord, por transferimi i Fabinhos në Arabi mund të dështojë për arsyen më të çuditshme

Liverpool, Fabinho dhe klubi i Al-Ittihad gjetën gjuhën e përbashkët për të transferuar në Arabinë Saudite mesfushorin brazilian. Por, transferimi i 29-vjeçarit në Lindjen e Mesme mund të dështojë për arsyen më të çuditshme.

Fabinho zotëron dy qen të rracës bulldog dhe kjo rracë është e ndaluar me ligj në Arabinë Saudite. Shteti arab nuk lejon askënd që të shkelë në territorin e tij dhe të marrë gjithashtu me vete qen të rracës bulldog, vetëm nëse këta të fundit deklarohen se do të përdoren për gjueti apo në shërbim të personave të verbër. Në këtë pikë, Fabinho nuk pranon asnjë tolerim dhe është gati të “grisë” kontratën paraprake me klubin e Al-Ittihad pasi në asnjë formë nuk do të ndahej nga dy qentë e tij.

Të gjendur para kësaj situate, drejtuesit e klubit arab po bëjnë maksimumin që të marrin rolin e ndërmjetësit me autoritetet përkatëse dhe të sigurojnë një leje të veçantë për Fabinhon dhe dy qentë e tij të rracës bulldog.

Tashmë, “topi është në fushën” e shtetit arab dhe mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të “mbyllin një sy” për Fabinhon, që e ka bërë të sigurt se pa qentë e tij nuk ka shanse të luajë në Arabi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...