Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Të gjithë pas Camavingës, Reali “fut mik” trajnerin Zidane për ta bindur

Më 10 nëntor do të festojë ditëlindjen e tij të 18, por mesfushori francez Eduardo Camavinga është duke i realizuar ëndrrat e tij me shpejtësi dhe verën e ardhshme pritet të jetë objektiv merkatoje për klubet më të mëdha europiane.

Mesfushori me origjinë nga Angola ka debutuar me Rennes që në vitin 2018 dhe sezonin e kaluar u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm, ndërsa vjeshtën e këtij viti debutoi dhe shënoi edhe golin e parë me Francën, duke u bërë futbollisti më i ri që vesh fanellën e “gjelave” dhe që shënon për të.

Kaq ka mjaftuar që në ndjekje të tij të vihen disa nga klubet më në zë të Europës, si PSG, Manchester United, Juventus e Barcelona, ndërsa sipas mediave franceze, Reali i Madridit ka ngarkuar trajnerin Zinedine Zidane që të bindë Camavingën të transferohet në kryeqytetin spanjoll.

“Los Blancos” bëjnë merkato pa shumë bujë prej disa vitesh dhe kanë para mjaftueshëm për të paguar kartonin e mesfushorit te Rennes, por më së pari duhet të bindin vetë Camavingën të pranojë kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Edhe vetë Zidane ka mbetur i mahnitur nga performanca e Eduardo Camavingës dhe ka nisur kontaktet me të, ndërsa pritet që së shpejti të dy të diskutojnë më gjerësisht, për një të ardhme madrilène të mesfushorit.

Ndërkohë drejtuesit e Rennes kanë bërë të qartë se nuk do të heqin dorë nga kartoni i mesfushorit pa arkëtuar më parë një shifër prej 50 milionë eurosh, shumë kjo që nuk përbën aspak problem për arkat e Realit, që vetëm merkaton e fundit e mbylli me një bilanc pozitiv prej afërsisht 100 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...