Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Të gjithë pas Milik, dy skuadra londineze i shtohen garës për sulmuesin polak

Pas dy sezonesh të para mjaft të vështira me fanellën e Napolit, ku pësoi dy dëmtime të rënda radhazi, të cilat e mbajtën për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës, sulmuesi polak Arkadiuz Milik duket se ka lënë gjithçka pas shpine dhe po tregon vlerat e tij në fushën e lojës.

Kështu sezonin e kaluar luajti 35 ndeshje dhe arriti të gjejë 17 herë rrugën e rrjetës, ndërsa edhe këtë vit ka zbritur në fushë për plot 16 takime, duke shënuar plot 9 gola dhe jo më kot ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të shumta në Itali dhe jo vetëm.

Kontrata e polakut me Napolin përfundon verën e 2021-shit dhe Milani ka qenë klubi i parë që ka trokitur në dyert e De Laurentiis, duke i kërkuar informacione për kartonin e Milik, të cilin e sheh si pasuesin e Ibrahimovic dhe njeriun ideal për të udhëhequr repartin e avancuar.

Përveç kuqezinjve, edhe Juventusi ka shfaqur interes për sulmuesin polak, i cili njihet mjaft mirë nga Maurizio Sarri dhe ka qenë ky i fundit që ka kërkuar Milik sezonin e ardhshëm, për të marrë vendin e Higuain, i cili duket i larguar tashmë.

Megjithatë së fundi në garë janë futur edhe klubet angleze të Chelseat dhe Tottenhamit, të cilat kanë nisur negociatat me Napolin, duke ofruar edhe lojtarë të tjerë në shkëmbim, për të transferuar polakun në Londër.

Kështu Chelsea po shfrytëzon interesin e Napolit për Jeremy Boga, futbollist në pronësi të londinezëve, por i huazuar te Sassuolo dhe i ka propozuar presidentit De Laurentiis përfshirjen e Milik në marrëveshjen për transferimin e tij.

Nga ana tjetër Tottenham është gati të ofrojë kartonin e brazilianit Lucas në këmbim të sulmuesit polak, megjithatë fillimisht duhet marrë edhe opinioni i Gattusos mbi fantazistin e “Spurs”, para se të avancojnë negociatat.

Nga kjo situatë, Napoli vihet në pozita vërtetë komode, pasi De Laurentiis shpreson se tashmë mund të arkëtojë një shifër të lartë për shitjen e sulmuesit, duke marrë kështu mbrapsht investimin e bërë më 2016-ën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...