Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Të gjithë së bashku për historinë, tifozët premtojnë spektakël për Ballkanin/ Klubi nxjerr njoftimin!

Në ndeshjen e javës së kaluar në Conference League, Ballkani regjistroi të parin sukses në Europë teksa mposhti në transfertë me rezultatin 3-4, turqit e Sivasspor. Situata në Grupin G është e balancuar tërëisht pasi të katërt skuadrat (Ballkani, Slavia Pragë, Sivasspor dhe Cluj) janë në kuotën e katër pikëve.

Tashmë, të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë mundësinë për t’i zmadhuar edhe më tej përmasat e suksesit teksa kualifikimi për në raundin pasaardhës është shndërruar në një mundësi reale, ndryshe nga sa mendohej në fillim të edicionit. Ndeshja e radhës për Ballkanin luhet në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës sërish ndaj Sivasspor.

Një trepikësh tjetër, përkthehet në një hap të madh drejt kualifikimit, ndaj tifozët janë tejet entuziast për të dhënë edhe ata kontributin e tyre në këtë ndeshje të rëndësisë së veçantë. Së fundmi, klubi i Ballkanit njofton se stadiumi do të jetë i tejmbushur pasi janë shitur të gjitha biletat në dispozicion. Kështu, në stadium pritet një atmosferë elektrizuese me tifozët që besojnë tek skuadra dhe te një rezultat tjetër pozitiv për të bërë gjithë shqiptarinë të ndjehet krenare.

Kujtojmë se ndeshjen mes Ballkanit dhe Sivasspor, e cila luhet të enjten në orën 21:00 mund ta ndiqni drejtpërdrejtë nëpërmjet plarformës DigitAlb në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...