Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Te Juventus nuk ka stres dhe dëmtime”, Marotta: Ata janë favoritët për titullin

Bayerni 'bën naze' për Pavard
Bayerni 'bën naze' për Pavard

Kjo fundjavë në Itali rezervon një nga sfidat më spektakolare të Serisë A. Juventus pret në Torino Interin me dy skuadrat që në këtë sezon cilësohen si favoritet kryesore për titullin kampion dhe që pritet të duelojnë për fronin e Serisë A deri në javët e fundit.

Në deklaratat e drejtuesve të të dy klubeve nuk pranojnë të konsiderohen favorit dhe pas Allegrit që shprehet se ekipi i tij nuk mund të jetë favorit para Interit, tashmë radhën e ka drejtori i zikaltërve, Giuseppe Marotta që thekson se Juventus është favorit për titullin.

Lexoni edhe:

“Ndeshja kundër Juventusit përfaqëson derbin e Italisë dhe duhet vlerësuar si e tillë. Por, jemi në një fazë të kampionatit ku rezultati nuk do të jetë vendimtar. Për mua Juventus është favorit për titullin duke qenë se nuk merr pjesë në kompeticionet europiane.

Ka mundësinë të stërvitet më mirë dhe të ketë më pak stres në ambientin e tyre. Si rrjedhojë ka edhe më pak dëmtime dhe ky është një avantazh. Megjithatë, nga ana tjetër pjesëmarrja në Champions League i bën lojtarët tanë që të jenë më të frymëzuar”, u shpreh Marotta.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...