Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Të kujtohemi si heronj”, Rrahmani: Pesë ekipe për titull, nuk pësojmë me Milanin

Amir Rrahmani është kthyer në një nga pikat më të forta të Napolit. Kapiteni i Kosovës ka fituar me meritë një fanellë titullari në qendër të mbrojtjes, dhe po jep kontributin e tij në sezonin fantastik të skuadrës së Spallettit.

Napoli kryeson Serie A me 57 pikë, po aq sa numëron Milan, ekip që do e presë në “Diego Armando Maradona” të dielën. “Me Milanin do të tentojmë të mos pësojmë gol, kjo është shumë e rëndësishme për ne mbrojtësit dhe portierin.

Titulli? Nuk e shqiptojmë shumë këtë fjalë, sepse jemi të vetëdijshëm se është shumë herët për të folur për titullin. 4-5 skuadra do të garojnë për kreun, edhe Atalanta me Juventusin janë në garë.

Gjithçka mund të ndodhë, por ne duam të kujtohemi si heronjtë e Napolit siç e ka thënë edhe trajneri. Do të përpiqemi deri në fund, synojmë t’i fitojmë të gjithë ndeshjet”, deklaroi për Radio Kiss Kiss 28-vjeçari nga Prishtina, i cili vlerëson kolegun Kalidou Koulibaly.

E dimë që të dielën do të mbështetemi nga një publik i madh. Ne po stërvitemi me përqendrim të madh, por kjo nuk është ndeshja e fundit. Në ekipin tonë të gjithë mund të shënojnë.

Unë s’e kam humbur besimin te vetja as kur luaja shumë pak. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të luaj edhe më mirë. Kam nevojë për vazhdimësi. Koulibaly? Madhështor, është e lehtë të luash përkrah tij”, përfundoi Rrahmani.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...