Kylian Mbappe filtroi gjatë me Real Madrid, por në fund zgjodhi milionat e PSG-së përpara realizimit të ëndrrës së fëmijërisë. Kampionët e Spanjës e prisnin t’u bashkohej në “Santiago Bernabeu”, por sulmuesi 23-vjeçar do të jetë pjesë e PSG-së deri në vitin 2025.
Federico Valverde ka reaguar me një postim në Instagram në lidhje me qëndrimin e Mbappe në kryeqytetin francez. “Mbaroi një sezon i pabesueshëm. Të jesh pjesë e Real Madrid është një privilegj që jo të gjithë mund ta kenë.
Falënderime tifozerisë, më e mira ende mungon”, shkruan mesfushori i kombëtares uruguaiane, pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2018. Ekipi i Carlo Ancelottit vazhdon përgatitjet për finalen e Champions League kundër Liverpoolit, që do të zhvillohet më 28 maj në “Stade de France”.
