Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Te Luftëtari gjejnë “armikun”, dënohet Realdo Fili

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe problemet e shumta në klub, te Luftëtari duket se kanë gjetur mënyrën për të rënduar dhe më tepër situatën e tyre sportive. Klubi gjirokastrit ka vendosur pas humbjes me Tiranën 0-3 të dërgojë në ekipin e 19-vjeçarëve Realdo Filin, deri në këto momente lojtari më produktiv te bluzinjtë dhe njëri ndër ata futbollistë që, pavarësisht problemeve të shfaqura në verë, u qëndroi besnik gjirokastritëve.

Një zgjedhje e pakuptimtë kjo, që vjen në momentin kur ekipi dhe stafi kanë nevojë të jenë të bashkuar për të kaluar situatën e vështirë ku gjenden, por mbi të gjitha dhe në aspektin sportiv dhe atë të statistikave, dënimi vjen për futbollistin më produktiv në fushë te bluzinjtë.

Fili deri në tani ka qenë autor i 3 golave për gjirokastritët, 2 të shënuar në fitoren 2-1 ndaj Flamurtarit dhe një në humbjen me Teutën, 3-1, ndërsa ka dhuruar gjithashtu dhe 2 asiste. Mohimi futbollistit kryesor për të luajtur me ekipin e parë e dërgimi i tij te të rinjtë duket më tepër një zgjedhje për të gjetur armiq brenda llojit dhe largimi nga vëmendja e rezultateve, por të tilla metoda, sidomos në këtë situatë, jo vetëm që nuk ndikojnë pozitivisht, por mund të kthehen dhe në një “boomerang”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...