Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Te Mallorca jam idhull”, Muriqi rrëfen periudhën e errët te Lazio: Ndihesha si m…

Vedat Muriqi është duke kaluar një periudhë të artë me Mallorcan në La Liga, teksa sulmuesi i Kosovës ka hedhur pak kohëve kohën e vështirë tek Lazio. Në Itali, sulmuesi Dardana nuk ia doli të shprehte vlerat në fushë teksa ndryshe nga Mallorca, bardhekaltërit nuk i dhuruan kurrë besimin e duhur. Tashmë, nga Spanja, Muriqi rikthehet të flasë për kohën e tij te Lazio ndërsa thekson se në Olimpico ndjehej si një m… dhe se në fushë e luanin vetëm kur ai ndihej keq.

“Kur isha në Itali kam kaluar shumë momente të vështira, në Turqi po ecja mirë por më pas erdhi thirrja nga Lazio. Në fakt, nuk isha i bindur për transferimin por doja ta provoja si eksperiencë edhe pse në Turqi po shënoja shumë gola. Lazio është një nga klubet më të mëdha në Itali, e në atë kohë Lazio ishte edhe në Champions League.

Vendosa në fund të transferohesha në Itali, por pësova një dëmtim dhe aventura nuk nisi mirë. Kur isha në gjende të keqe luaja 45-minuta, ndërsa kur isha mirë nuk më jepnin asnjë shans. Ishin dy vite shumë të vështira aty, por me shokët e skuadrës shkoja mirë. Flas shpesh me Milinkovic, Marusic apo edhe Pepe Reina.

Këto djem më ndihmuan shumë të ambientohem. Problemi ishte se nuk i pëlqeja trajnerit, por as tifozëve. Gjithsesi, këtu flas vetëm për aspektin sportiv. Kur kthehesha në shtëpi isha shumë i trishtuar, ndihesha i zemëruar. Por, gjithçka ndryshoi kur mbërriti Mallorca. Në atë kohë fola me gruan time që është shumë më e fortë se unë, më tha se duhej të mos e shpërdoroja këtë mundësi. Për dy muaj rikuperova formën sportive, por edhe atë mentale. Te Lazio prisja momentin tim, por që nuk erdhi kurrë.

Ndonjëherë mendoja të rikthehesha te Fenerbahce, ndihesha një m… Mendoja se i kisha mbyllur punët me futbollin, isha tejet kritik me veten time. Zgjedhja për të shkuar tek Mallorca më ndryshoi jetën, nuk e prisja të shndërrohesha një idhull këtu, por e ndjeja që në fillim dashurinë e tifozëve. Këtu më mbështetën gjithnjë, sidomos pas kontratës afatgjate”, tha Muriqi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...