Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Te Milani për titullin”, rrëfehet sulmuesi: I urrej disfatat, ja pse zgjodha kuqezinjtë!

Milan rezulton si një nga klubet më aktive të kësaj merkatoje, teksa një nga afrimet më të rëndësishme për kuqezinjtë cilësohet ai i Noah Okafor. Sulmuesi mbërriti në Milano nga Salzburgu për shifrën e 14 milionë eurove teksa italianët lëvizën shpejt për shërbimet e 23-vjeçarit duke qenë se në drejtim të Okafor kishte interes edhe nga klube të tjera. Megjithatë, vendimtare ka rezultuar edhe vetë dëshira e lojtarit që aktivizohet me kombëtaren e Zvicrës, teksa në një rrëfim për “Gazzeta Dello Sport”, Okafor thekson se në vendimin për të zgjedhur Milanin ndikuan pak nga të gjitha, tifozët si dhe stadium San Siro.

“Pse Milanin? Sepse këmbëngulën shumë dhe nga shtatori kur luajta kundër Milanit në Champions League, mbetëm në kontakt të vazhdueshëm me klubin kuqezi. Kisha oferta të tjera, por në mendjen time gjithçka ishte e qartë. Në zgjedhjen për Milanin ndikoi gjithçka nga pak, duke nisur nga tifozët apo edhe stadiumi San Siro. Për mua është një hap i rëndësishëm në karrierë dhe që do të më shërbejë për t’u rritur edhe më shumë”.

Lexo edhe:

Ndër të tjera, Okafor shprehet se ai kërkon të fitojë menjëherë titullin me kuqezinjtë pasi e urren të humbasë.

“Një futbollist që nuk mendon të fitojë ndeshje dhe titullin, atëherë për mua nuk mund të konsiderohet një futbollist. Milani ka një skuadër të fortë dhe shpresoj të fitojmë titullin. Duhet energji dhe duhet të mësojmë edhe nga humbja në ndonjë ndeshje të caktuar, sepse edhe disfatat të mësojnë shumë. Edhe pse unë e urrej të humbas.

Ambienti është shumë entuziast, skuadra është fantastike dhe me trajnerin kuptohem shumë mirë. Jam i lumtur te Milan dhe kam shumë besim se e ardhmja do të jetë e bukur”, u shpreh Okafor.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...