Merkato

Te Napoli ëndërrojnë dyshen Osimhen-Broja, Chelsea kthen përgjigje

Napoli i është rikthyer përsëri pistës Armando Broja. Sulmuesi i talentuar shqiptar pëlqehet shumë nga presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili ëndërron një dyshe Osimhen-Broja në majën e sulmit të klubit italian, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e grupeve të Champions League.

Il Mattino raporton se drejtuesit e Napolit kanë kërkuar informacion për 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe, ndërkohë që Chelsea kërkon minimalisht 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Broja, autor i katër golave në 14 ndeshje me kombëtaren kuqezi, ishte pjesë e Southampton në sezonin e fundit në Premier League, duke shënuar 9 gola në të gjithë kompeticionet me “Shenjtorët”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency