Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Të ngrihet e gjithë bota”, Shevchenko: Ndihmë! Ukraina po kalon nëpër ferr

Ish-sulmuesi dhe trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka bërë thirrje për ndihmë, ndërsa vendi I tij është duke vuajtur luftën e nisur nga Rusia.

Ish-ylli i Milan thotë se populli i Ukrainës po “kalon nëpër ferr” në mes të pushtimit të Rusisë dhe ka kërkuar më shumë ndihmë nga vendet e tjera anembanë Evropës dhe pjesës tjetër të botës.

Shevchenko ka qenë një nga shumë yjet e Ukrainës që foli hapur për pushtimin rus, i cili fillimisht u urdhërua nga Presidenti Vladimir Putin dhe tashmë ka marrë qindra jetë ushtarakësh dhe qytetarësh.

45-vjeçari, i cili gjithashtu shërbeu si trajner i ekipit kombëtar të vendit të tij midis 2016 dhe 2021, ka bërë një tjetër thirrje, teksa konflikti vazhdon.

“Ne kërkojmë ndihmë dhe fonde. Ukrainës i mungon ushqimi dhe pajisjet mjekësore po mbarojnë. Ne kemi nevojë për gjithçka, por edhe mbështetje morale, njerëzit duhet të protestojnë dhe të flasin më shumë, Ukraina ka nevojë për më shumë njerëzim. Duhet të demonstrojmë për ta ndalur këtë luftë, të përpiqemi në çdo mënyrë që ta ndihmojmë vendin tim ta fitojë këtë betejë, për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Lufta është gjëja më e keqe që ekziston. Vendi im, për momentin, po kalon nëpër ferr. Unë po përpiqem të arrij zemrat e njerëzve për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar, ka kaq shumë njerëz në Ukrainë që kanë nevojë për ndihmë,”- tha Shevchenko për DAZN.

Ndërsa, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga pjesa më e madhe e botës, Rusia vijon të sulmojë Ukrainën dhe çdo ditë e më shumë po humbasin jetët njerëz të pafajshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...