Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Të nxjerrim mësime nga kjo humbje”, Arteta: Na zuri frika t’i preknim…

Arsenali pësoi një humbje të dhimbshme në Champions League, duke rrezikuar kualifikimin në çerekfinale. Nënkampionët e Anglisë u thyen 1-0 në Portugal inga Porto, me vendasit që shënuan golin e fitores në “frymën e fundit”.

“Është e vështirë të luash në këtë stadium. Porto është një skuadër e organizuar mirë. Ne patëm disa probleme, sidomos në pjesën e parë. Dhe e kam fjalën për aspektin ofensiv.

Do të nxjerrim mësime nga kjo humbje. Për t’u kualifikuar në çerekfinale duhet të triumfosh përballë kundërshtarit tënd. Dhe kjo është ajo çfarë duam të bëjmë në ndeshjen e kthimit”, u shpreh trajneri Mikel Arteta.

Lexo edhe:

Spanjolli u ankua për gjykimin dhe vonesat e lojës nga lojtarët portugezë. “Dukej sikur nuk mund të preknim askënd prej tyre, sepse jepej menjëherë faull kundër nesh. Ata e tepruan me hedhjet e tyre, por do të përgatitemi më mirë për ndeshjen e kthimit.

E kemi plotësisht të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Duam të fitojmë dhe të kualifikohemi”, theksoi Arteta. Arsenali mungon në çerekfinalet e Championsit prej sezonit 2009/2010.

Ndeshja e kthimit përballë Portos do të luhet në “Emirates Stadium” në datën 12 mars, duel ku fitorja është alternativa e vetme për skuadrën londineze.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...