Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Te Prishtina, të bindur: Fitojmë tri “finalet” dhe shpallemi kampionë

Tri finale për t’u kthyer pas 6 vitesh te titulli kampion. Prishtina, pas barazimit me Dritën në Gjilan, po përgatitet maksimalisht për ndeshjen me Llapin në “Fadil Vokrri”, ku kërkohet fitorja për të rritur mundësitë e një triumfi përfundimtar. Kapiteni Armend Dallku, kapiteni i Prishtinës, e pranon se barazimi me Dritën e “nxori nga binarët” skuadrën kryeqytetase, por jo nga gara për titullin, ku në tri ndeshjet e fundit do të kërkohen vetëm tri pikët.

Barazimi me Dritën pak a shumë “na ka nxjerrë nga binarët”, por edhe nëse do të fitonim, sërish do të ishim të detyruar për ta fituar takimin me Llapin dhe më pas me Feronikelin. Jemi të detyruar t’i fitojmë të trija ndeshjet e mbetura dhe po punojmë maksimalisht për këtë qëllim.

Golin e parë në këtë sezon me Prishtinën, sulmuesi tiranas Mario Morina, e ka realizuar pikërisht ndaj Llapit, më “Fadil Vokrri”, në atë sukses në kohën shtesë.

“Ai gol ishte i veçantë, sepse ishte i pari me Prishtinën, u shënua në kohën shtesë dhe shërbeu për të marrë fitoren. Që pas atij takimi kemi patur një ecuri pozitive prej 12 fitoresh. Tani kemi dhe tri finale dhe fati është në dorën tonë. Duhet ta tregojmë veten dhe besoj do të kemi edhe mbështetjen e madhe të tifozëve.”

I bindur për fitoren ndaj Llapit është Armend Thaçi, një nga futbollistët me konsistentë e me shumë kontribut, sidomos në fazën mbrojtëse, në formacionin e Prishtinës.

Kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse luajmë si ndaj Dritës, besoj se do ta marrim fitoren.

Prishtinës edhe në këtë takim do t’i mungojë për shkak lëndimi sulmuesi kryesor, Meriton Korenica, i cili ka rezultuar lojtari më efektiv i bardhekaltërve në këtë edicion me 11 gola.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...