Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Te PSG nuk është prioritet futbolli, përparësi kanë shfaqjet me Kardashian-ët”

Patrice Evra nuk mund të kishte folur më qartë se çfarë do të thotë Paris Saint-Germain për të.

Ish-futbollisti francez i Manchester United beson se në “Parc des Princes” janë më të interesuar për spektaklin që krijohet në shkallët e stadiumit sesa në fushë.

“Është një klub-show ku futbolli nuk është prioritet”,-tha ai për mediet franceze, duke argumentuar se kjo është arsyeja pse PSG-ja nuk e ka fituar ende “Champions League-n”.

Lexo edhe: 

Më tej ai shtoi se kur shkon të shohësh një ndeshje të PSG-së është njësoj si të shkosh në një koncert.

“Është më e vështirë të luash në Paris sesa në Manchester United apo Real Madrid për shkak të presionit dhe pritshmërive të mëdha, por unë kam një problem në Paris, ne këtu ua shtrojmë tapetin e kuq të gjithëve. Në tribuna nuk shihet Bernard Lamas, por Kardashians dhe grupi i tyre. Është një klub shoë-biznesi. Futbolli nuk është prioriteti, jo. Nasser Al-Khelaïfi e do klubin, por ai nuk arrin të kuptojë. Kur shkoj për të parë një ndeshje në Paris, është sikur do të shoh një koncert. Jam në dhomën VIP, ka shampanjë… Po djema, po ku janë legjendat? Kur shkoni ne Old Trafford shkruhet emri im në karrige dhe emrat e legjendave që kanë luajtur aty.”-përfundoi ai.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...