Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Te Reali i Madridit ka nisur operacioni “Eriksen”

Drejtuesit e “Los Blancos” po planifikojnë përfshirjen e lojtarit danez në muajin janar në organikën e drejtuar nga Zidane. Mesfushori i Tottenhami rikthehet në axhendën e Madridit dhe me këtë rast drejtuesit nuk kanë ndërmend të lënë mënjanë mundësinë që ofron tregu, teksa e lanë t’u ikte shansi gjatë verës, pasi Zinedine Zidane dëshironte me çdo kusht Paul Pogbanë.

E vërteta është se Manchester United nuk pranoi të negocionte asnjëherë, pavarësisht dëshirës së kampionit të botës për të nënshkruar për klubin e bardhë. Pogba është ende në pritje, por mundësitë që ai të largohet nga “Old Trafford” janë zvogëluar me kalimin e kohës.

Tottenhami ka bërë një përpjekje të re dhe të fundit për të kërkuar rinovimin e kontratës së Eriksenit, por ndërkombëtari daneze është i qartë se ditët e tij në Premier League do të përfundojnë më 30 qershor.

E tillë është situata dhe, siç ka mësuar “MARCA”, Daniel Levy, president i ekipit anglez, ua ka bërë të qartë njerëzve të tij më të besuar se duhet të punojnë në kërkim të një oferte që mund të sigurojë para për arkat e Tottenhamit në muajin janar, pasi në qershor 2020 mesfushori do të largohej me parametër zero.

Drejtuesit e Realit po lëvizin me kujdes absolut në këtë çështje. Ata nuk duan të kalojnë vijën e kuqe dhe do të presin deri më 1 janar para se të mbyllin një marrëveshje të mundshme me lojtarin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...