Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Te Reali nga momenti në moment”, ish-trajneri i Alvarez “tremb” City-n

Julian Alvarez ishte protagonist surprizë për Argjentinën në Kupën e Botës me sulmuesin që pritej të mbante vetëm statusin e zëvendësuesit të Lautaro Martinez. Por, ylli i Manchester City shfrytëzoi më së miri mungesën e golave nga ana e lojtarit të Inter dhe i fitoi besimin trajnerit Lionel Scaloni, duke shënuar edhe katër gola në të gjithë turneun.

21-vjeçari, pritet të rikthehet tashmë te Manchester City me besimin në majë për të përfunduar sezonin e parë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Megjithatë, aventura në Angli mund të përfundojë më shpejt nga sa ishte menduar, të paktën kështu shprehet një nga ish-trajnerët e parë të Alvarez në Argjentinë, Rafael Varas.

“Ajo që arriti djaloshi është e pabesueshme, ai goli kundër Kroacisë ishte i mrekullueshëm. Unë besoj se një lojtar me aftësitë e Alvarez, nga momenti në moment mund të transferohet në Madrid, te Reali”, u shpreh Varas.

Aktualisht, mes gjithë vëshirësive në lidhje me përshtatshmërinë pasi është thjesht në sezonin e tij të parë në Europë pas tansferimit nga River Plate, “Merimanga” siç edhe njihet ndryshe Alvarez, ia ka dalë të shënojë gjashtë gola në 19 paraqitje me “The Citizens”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...