La Liga

Te Reali reagojnë njëzëri për trajnerin: Të qëndrojë Solari

Tri ndeshje, tri fitore. Është e vërtetë që kundërshtarët nuk ishin në nivelin maksimal me rivalë si Melilla, Valladolid dhe Viktoria Plzen, por sërish mbetet fakti që Reali i Madridit është në rrugën e duhur, duke rigjetur dinjitetin dhe kredibilitetin. Më pas, nëse merita shkon e gjitha për Santiago Solarin apo shpërndahet në organikë me lojtarët që treguan një rendiment të ulët vetëm për të bojkotuar Lopeteguin, është një kapitull më vete, që mbetet për t’u zbuluar. Gjithsesi, tekniku i përkohshëm gradualisht po fiton të drejtën për të qëndruar në stol deri në fund të sezonit pas ecurisë që po shfaq klubi mbretëror. Aktualisht termat kohorë janë duke skaduar, me Florentino Perez që shpejt i duhet t’i komunikojë federatës nëse tekniku argjentinas do të vijojë ose jo qëndrimin në stolin e “Los Blancos”. Deri më tani, gjithë të dhënat flasin pro qëndrimit të tij, çka do të lehtësonte edhe drejtuesit e klubit, duke mos u ngutur për të gjetur teknikun pasardhës deri në sezonin e ardhshëm. 11 gola të shënuar në tri ndeshjet e para janë shifra të rëndësishme që superojnë ndjeshëm mesataren e Lopeteguit.
Sigurisht që Solari nuk i është nënshtruar ende një testi vërtetë të rëndësishëm, por triumfi ndaj Viktoria Plzen duket si një thirrje e lojtarëve madrilenë ndaj Florentino Perezit, për të vijuar sezonin me Solarin. E tillë ngjan edhe deklarata e Cesemiros se “dhanë maksimumin në atë takim edhe për teknikun Solari. Nëse do të vijë një trajner i ri sigurisht qe do ta trajtojmë me respekt, por nuk shohim arsye pse të mos qëndrojë ai në stolin tonë”.
Me të njëjtat nota edhe Benzema, që pasi shënoi dopietën ndaj skuadrës çeke, u tregua kategorik kur u shpreh: “Nuk mendoj se ndonjë trajner do të pranojë të vijë tek kjo skuadër, për të qëndruar vetëm një ose dy muaj, ndaj mendoj se është e drejtë që Solari të qëndrojë deri në fund”. Për t’i vendosur vulën opinionit që qarkulllon në dhomat e zhveshjes së madrilenëve mendoi Odriozola, kur deklaroi: “Solari është një teknik shumë i mirë pasi ka qenë dhe një lojar po i tillë. Nuk u impenjuam me Lopeteguin ndërsa tani do të jemi deri në fund me Solarin”.

Premtimet janë bërë për t’u thyer thonë, ndaj tashmë ato duhen testuar me vështirësinë e parë që do të hasin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top