Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Të rejat më të fundit nga Kombëtarja, të premten bashkohen tre lojtarë, i fundit vjen Asllani

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka vijuar rregullisht punën me kuqezinjtë në kuadër të dy eliminatoreve të Europianit 2024, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në seancën stërvitore të kësaj të enjteje në dispozicion të brazilianit dhe bashkëpunëtorëve të tij ishin plot 22 futbollistë, ndërkohë që grupi do të kompletohet pas finales së Championsit (Kristjan Asllani është nën urdhrat e Inzaghit, tek Interi).

Jasir Asani, Taulant Seferi dhe Elseid Hysaj do t’i bashkohen bashkohen te premten skuadrës dhe kuptohet që i fundit që do të mbërrijë është mesfushori zikaltër, Kristjan Asllani.

Lexo edhe: 

Që kur është publikuar lista është mësuar së lojtarë të tillë si Armando Broja dhe Marash Kumbulla  mungojnë për shkak dëmtimi, ndërsa u lanë jashtë listës edhe Ermir Lenjani, Jon Mersinaj e Lindon Selahi.

Gjithashtu e ka humbur grumbullim Klaus Gjasula, ndërsa Ivan Balliu është zëvendësuar po për arsye fizike nga Naser Aliji, që rikthehet pas disa vitesh te kuqezinjtë.

Për dy ndeshjet e radhës rikthehen gjithashtu Keidi Bare, Armando Sadiku, Ernest Muçi, Mario Mitaj dhe Adrian Bajrami.

22 futbollistët që ishin sot në dispozicion të Sylvinhos

Ylber Ramadani

Ernest Muçi

Armando Sadiku

Andi Hadroj

Armir Abrashi

Qazim Laçi

Adrian Bajrami

Anis Mehmeti

Frederik Veseli

Tomas Strakosha

Etrit Berisha

Elhan Kastrati

Simon Simoni

Enea Mihaj

Myrto Uzuni

Berat Gjimshiti

Naser Aliji

Mario Mitaj

Nedim Bajrami

Keidi Bare

Sokol Cikalleshi

Ardian Ismajli

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...