Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Të rinjtë, financat dhe SHBA/ Kahn zbulon objektivat e Bayern Munchen

Bayern po zhvillon një edicion mjaft të mirë. Bavarezët kryesojnë Bundesligën dhe u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League. Skuadra e Julian Nagelsmann eliminoi PSG, duke e mundur në të dyja ndeshjet. CEO i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn komentoi situatën dhe objektivat e Bayernit në një prononcim për Bild.

“Synimi ynë kryesor është që të rrisim futbollistë, të cilët do të forcojnë skuadrën e parë. Ndikimi financiar në disa prej klubeve në Europë e bën të vështirë që ne të marrim lojtarë të mirë, duke parë shifrat që ofrojnë klubet e tjera. Ne shpresojmë që me rregullat e reja të UEFA-s gjërat të stabilizohen”.

LEXO EDHE:

53-vjeçari tregon se për të politika që po ndjek klubi është e suksesshme. Kjo i ofron mundësinë edhe talenteve vendas që të rriten akoma dhe më shumë.

“Ne kemi një politikë që e ndjekim prej vitesh. Nuk kemi si qëllim që të investojmë shuma të mëdha. Na intereson që të punojmë me moshat, në mënyrë që të rinjtë të rriten e më pas të kenë një karrierë të qëndrueshme.

Skuadra jonë e dytë tashmë është në ligën e tretë dhe kjo e rrit akoma dhe më shumë konkurrencën, diçka e mirë për ne. Kemi nisur partneritetin me disa ekipe ne MLS.

Kjo na mundëson që ne të marrim lojtarë cilësorë nga kampionati amerikan, por në të njëjtën kohë disa prej lojtarëve tanë të akademisë të udhëtojnë atje. Kjo strategji do kohë të aplikohet, nuk mund të ndodhë gjithçka që nesër”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...