Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Të shënosh në barazim ndaj Tiranës apo në fitore ndaj Kukësit? Ja si përgjigjet Tedi Cara

Lojtari i ndeshjes Partizani-Dinamo, njëkohësisht autori i dy prej golave të “të kuqve” në fitoren 3-1, Tedi Cara, theksoi se për të rëndësi ka të ndihmojë ekipin të marrë sa më shumë pikë.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, Cara u shpreh se ekipet e dobëta ia kanë vështirësuar gjithmonë punën, ashtu siç ndodhi në barazimin me Skënderbeun.

Marrëdhënia me Junior: “Është e vërtetë që kemi një marrëdhënie të mirë, sepse u bë një vit e gjysmë që jemi bashkë dhe i kuptojmë lëvizjet e njëri-tjetrit, i bëjmë shpesh në stërvitje dhe i realizuam dhe në ndeshje. Më vjen mirë që fituam pasi Dinamo luante pa presion, pasi ekipet e dobëta na e bëjnë punën më të vështirë, ashtu siç ndodhi me Skënderbeun që morëm vetëm barazim.”

Dy gola, si ishte për ty?Normal te goli i dytë në fillim mendova se e humba topin, pastaj vrapova dhe isha tek për tek me portieri dhe shënova, dhe u ndjeva shumë mirë.”

Më mirë të realizosh golin e fitores me Kukësin apo një golin e barazimit me Tiranën:Më e rëndësishme është të ndihmoj Partizanin dhe të kapim Europën me Partizanin, kjo ka më shumë rëndësi sesa kujt i shënoj.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...